Vrasja e shqiptarit në Islandë, policia merr në dorë pamjet e momentit të ekzekutimit

Vijojnë hetimet për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë. Mediat vendase raportojnë se policia dhe hetuesit kanë sekuestruar disa pamje të momentin të ekzekutimit të Beqirit dhe mund të kenë një panoramë të qartë për atë që ka ndodhur të shtunën e kaluar.
Janë më shumë se 20 hetues që po merren me këtë çështje dhe krimi mund të zbardhet shpejt. Lidhur me këtë vrasje në paraburgim janë më shumë se 10 persona, por afati për mbajtjen e tyre në qeli skadon sot.
Policia do të kërkojë nga gjykata që të arrestuarit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje, por ende policia kërkon të dhëna për t’i fajësuar plotësisht ata.
Shefi i policisë në Islandë, Margeir Sveinsson, në një deklaratë është shprehur se janë sekuestruar shumë të dhëna që mund të zbardhin krimit. Sipas tij gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar kompjuterë dhe telefona.
Nga ana tjetër lidhur me këtë vrasje në pranga është një shqiptar dhe sipas Frettabladid.is ai është një prej të dyshuarve kryesor. Në banesën e tij janë gjetur gjurmë të armës së zjarrit, por ai është paraqitur vetë në polici dhe ka mohuar përfshirjen në krim.
Artikuj të tjerë:
Përplasen dy mjete në Durrës, plagosen katër persona, policia në vendngjarje
Historia e plotë >Ndërron jetë nga COVID-19 efektivi i Burgut të Rrogozhinës
Historia e plotë >
Flash News
22:48 / Slloveni, raportohet rasti i pari i variantit afrikano-jugor
22:47 / Në Kroaci ka shumë raste të variantit anglez të coronavirusit
22:46 / Kroaci, rastet e reja janë dy persona të kthyer nga Zanzibari
22:45 / Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci
22:27 / Uashingtoni: Iu përgjigjëm sulmeve ndaj ushtrisë tonë në Irak
22:26 / Uashingtoni tha se kreu sulme ajrore ndaj milicive në Siri
22:25 / Irani:Sulmet e SHBA në Siri inkurajojnë terrorizmin në rajon
22:18 / Nigeri, në të njëjtën kohë është sulmuar dhe një kamp ushtarak
22:17 / Nigeri, është rrëmbimi i dytë në një shkollë në më pak se 10 ditë
22:16 / Nigeri, të armatosurit rrëmbyen 317 vajza nga shkolla
22:15 / Nigeri, sulm me armë në një shkollë nga një grup i armatosur
22:02 / Shkup, 20 mijë persona janë përgjuar pa vendim gjykate
22:01 / Shkup, Sasho Mijallkov dënohet për përgjim të paligjshëm
22:00 / Shkup, 12 vite burg për ish kreun e Sigurisë Kombëtare
21:32 / Maqedoni e Veriut,102.482 numri i të prekurve me coronavirus