Vrasja e 4 protestuesve në 21 janar/ “I druheni një arrestimi nga SPAK?”, Berisha: Unë jam pa imunitet, por…

Kreu i PD, Sali Berisha, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me kallëzimin e bërë nga Ulsi Manja në SPAK për vrasjen e katër protestuesve të “21 janarit”.
Berisha tha se nuk dëshiron që të merret me “budallaqet” e Manjës, ndërsa tha se nuk i druhet një arrestimi nga SPAK, pasi tha se ai është pa imunitet.
“A ka mundësi të qëndrojmë tek çështja kryesore dhe mos merremi me budallaqet e Ulsiu, bodigard i Ramës. A ja vlen të merremi me të? Njeriu përgjegjës për ngjarjen është Rama. Nuk kam unë asnjë lloj… unë jam njeri pa imunitet siç e dini…. Pyetjet duhet të ishin për këtë çështje, si mundet media të heshtin para këtij superskandali?!”, tha Berisha, duke iu referuar arrestimit të zyrtarit të FBI, i njohur si mik i Ramës.
Artikuj të tjerë:
Flash News
16:51 / Bardhi: Të hetohet për grup të strukturuar kriminal
16:50 / Bardhi: Të hetohet për pastrim të produkteve të veprës penale
16:49 / Bardhi: Të hetohet për deklarim të rremë të pasurive
16:48 / Bardhi: Të hetohet për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë
16:47 / Bardhi: SPAK të hetojë një organizatë të drejtuar nga Edi Rama
16:46 / G.Bardhi: Drejtësia që hesht përballë fakteve është e vdekur