Home > SHQIPËRIA

“Vjedhje e pasurisë së shqiptarëve”, Alibeaj për Portin e Durrësit: Kjo është të përdorësh Shqipërinë si mall pa zot. Përgjegjësi penale dhe mbi ju deputetë të maxhorancës

“Vjedhje e pasurisë së shqiptarëve”, Alibeaj për

Kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj tha se projekti i Portit të Durrësit është një vjedhje që i bëhet pasurisë së shqiptarëve.

Duke folur në seancën e sotme, Alibeaj deklaroi se nëpërmjet këtij projekti Porti i Durrësit rezulton mall pa zot dhe falet e shpërdorohet.

“…Kishte idenë për të ngritur peshë patriotizmin, për të mirat që po u bën shqiptare. Është i njëjti fjalim që mbajti për inceneratorët. E njëjta gjë , por ajo që ndodh sot është një skenë e parë që do t’i paraprijë numrit të deputetëve ministrave negociatorëve që janë mishi për top për të shkuar pas hekurave. I vetmi që ruhet është ai që mblodhi plaçkën dhe iku, ai nuk ka hedhur firmën. Gjuha e fakteve është gjuha më e thjeshtë dhe duhet të shkojë në veshin e çdo shqiptari.
Kjo është vjedhje e pasurisë së qytetarëve shqiptarë. Detyrim i yni që pasi të bjerë entuziazmi i patriotizmit i kryeministri për të mirën e madhe që po bën shqiptarëve të kuptojmë se çfarë do ndodhë. Gjuha e fakteve është më e drejta.
Pse nuk ka garë? Ky Alabaari i famshëm i cili paska marrë gamilet e veta nga Lindja e Mesme plot me verdhushka pse nuk ka garë.
Porti i Durrësit është mall i pazotë. Kur nuk ke gjak e djersë për të mirën tënde e shet, e fal, e shpërdoron, është prona e gjithë shqiptarëve.
Dashuri patriotike për vendin, por është dhe detyrim kushtetues që ky vend ka. Ka lidhur me Europën, me perëndimin me ata të cilët do t’i presë më 6 dhjetor, me ata që iu betua një javë më parë se sa hapa para ka bërë. Është detyrim nga MAS, e nënshkruar nga ky vend që na detyron të gjithëve ta respektojmë për të bërë garë. për t’ia rritur vlerën nëse është rasti, për të marrë maksimumin e parasë që aq shumë ka nevojë ky vend. Po, ka nevojë për para e financime ky vend. Është pasojë e qeverisjes së tij që në këtë vend nuk vjen asnjë investitor. Ka vetëm biznesmenë që iu thyhen këmbët”, deklaroi Alibeaj.

Duke paralajmëruar deputetët e PS, ai tha më tej se Rama do të shpërndajë përgjegjësinë penale.
“I keni votat do ta votoni. Si ka mundësi që ky investitori që mund të jetë një emër i nderuar, se nuk e di, si ka mundësi i vetmi investitor strategjik nga 34 që keni dhënë deri tani, nuk ia keni mbuluar me ligj klientelizmin dhe tutelën që po i bëni që po jepni pasuritë e shqiptarëve. Këtij i dhënkemi dhe një mbulesë ligjore. Arsyeja e thjeshtë. Të shpërndajë përgjegjësinë penale dhe me ju të tjerët, me të gjithë ata që do ta votojnë këtë ligj. Se ndryshe nuk ka si të shpjegohet. na vjen një investitor me qilim fluturës me 80 mln euro për 818 mijë metra katrorë. E ndërkohë sa fitojmë ne, sa fitojnë shqiptarët, në rastin më të mirë 280 mln euro, është një pasur e vlerësuar sot 780 mln. Pas 20 vitesh jallah po të marrim 280 mln euro. Kjo është të përdorësh portin e Durrësit, Shqipërinë si mall pa zot. Dhe vjen këtu me pathosin e madh patriotik me bejte të dikurshme duke shitur këtu aktin e madh që po bën për të mirën e Shqipërisë, për ta zhvilluar. Siç bëri me inceneratorët, plehrat ishin, plehrat janë. Ca njerëz do duhen t’i nënshtrohen drejtësisë. Thirrja ime është për ju, deputetë të maxhorancës, që thjesht merrni kartonin për të votuar, kujdes, jo vetëm fajësimi publik, turpi moral, por edhe përgjegjësia penale do bjerë mbi ju, nëse nuk votoni në interes të zgjedhësve tuaj dhe pasurisë publike. Garë moj garë!
Ç’qenka ai njeri me gjithë gamilet e veta, me gjithë qilimin e vet që ti i fal 60 mln për strehimin social, që duhet të shkojë për të pastrehët e Durrësit. Nuk mund të bëhesh avokati mbrojtës i Alabaar. E ke për detyrim kushtetues, ligjor, moral të jesh mbrojtës i pasurisë së shqiptarëve. Ti ke ndërruar rolet, je bërë avokat i atyre. na takon ne ta mbrojmë. Në fakt do u takonte këtyre deputetëve të cilët kanë kërcitur e kanë ikur”, deklaroi Alibeaj.

Ai theksoi se ka një gjë tjetër pas kësaj historie. “Ky investitori i madh kishte një vit e ca që lutej e përgjërohej, ky njeriu vjen dhe sjell vetëm 160 mln, 80 i ka në xhepin e djathtë, 80 të tjera do i marrë kredi. Kaq asnjë më shumë. Po 1.9 mld euro sa është parashikuar investimi, ku do dalin, kush do i sjellë, kush i ka. Asnjë nuk thuhet në marrëveshje. Pyes ministren e Transportit, zero përgjigje. Do të vijnë nga burime të treta, cilat janë këto? A mos janë këto burime të treta, burime që kanë ndërtuar gradaçelat në Tiranë. A mos janë këto mjeti për të infiltruar dhe penetruar në Shqipëri që është e shkallmuar nga të gjitha anët paratë e krimit. Alternativë tjetër nuk ka, kjo ngelet. 1.9 mld euro të projektuara për t’u hedhur në Durrës, do të vijnë nga paraja e krimit, se nuk kanë nga të vijnë.
Si mund t’i gëzohesh që në këtë vend po vjen paraja e krimit, ndërkohë që bashkë me të është shkatërrimi i ekonomisë, i shtetit, rrëzimi i BE-së. Humbasim pasurinë publike, na e shet pasurinë publike, e hedh Shqipërinë në honet më të errëta të botës së Perëndimit”, u shpreh Alibeaj.

Ai kujtoi se jo më larg se sa dje u mor një sinjal. “BE, 28 mln euro të cilat duhet t’i jepte për portin e Durrësit, i tërhoqi mbrapsht. A është dhe kjo një procedurë, një biznes që mund të vijë në të mirë të shqiptarëve? Të rrisë mirëqenien e shqiptarëve që ata të mos ikin?
818 metër katrorë, për 500 euro bëjnë 400 mln euro, ia japim. Taksa e ndërtimit, e ndikimit në infrastrukturë 160 mln, vlera e ndërtimeve që duhet t’u shpërndahet durrsakëve 60 mln. Totalin e tyre ia japin, sa fitojnë, sipas letrave në rastin më të mirë 280 mln. Ç’leverdi ekonomike është kjo. Jep 7 e merr 2. Si mund ta bësh këtë gjë? Çfarë emri tjetër ka, përveçse një vjedhje e pastër, asgjë më shumë. Janë fakte të pranuar nga vetë qeveria. Nëse do të ishte një biznes i ndershëm që do vinte dhe për të parë interesin e tij, së paku do kërkonim atë që çdo shqiptar kërkon për pronën e vet. 1 mln e 200 mijë metër katrorë do të ndërtohet në Durrës. Këta e kanë vendosur 30%. Do të thotë 400 mijë metra katrorë të ndërtuara duhet t’i shkojë shtetit shqiptar, në tavolinë. Shumëzuar për 1500 euro metri katrorë, sa është në Durrës, janë jo pak, por 650 milionë”, tha Alibeaj.

Flash News

News24 Livestream