Home > SHQIPËRIA

Vizita e Merkel në Tiranë shkakton “kaos” në Han të Hotit, gazetari: Në Mal të Zi kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, shumica e shqiptarëve s’kishin teste negative

Vizita e Merkel në Tiranë shkakton “kaos” në Han

Gazetari Senad Nikshiqi, ka treguar për “News24” situatën në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Gazetari tregon se nga sot në Malin e Zi, kanë hyrë në fuqi masat anti-COVID dhe kësisoj, pala malazeze, nuk ka lejuar qytetarët shqiptarë, kryesisht punëtorë, për të kaluar. Sipas Nikshqit, masat janë vendosur dhe ashpërsuar dhe për faktin se kryeministri malazez, do të niset drejt Tiranës, për në vizitën zyrtare të Angela Merkel.

“Në orët e parë të mëngjesit në doganën e Hanit të Hotit, një grup i konsiderueshëm shqiptarësh që shkojnë në Mal të Zi për të punuar, janë bllokuar dhe nuk janë lejuar të hyjnë për atje. Bllokimi i tyre është bërë nga pala malazeze. Ata janë kthyer mbrapsht pasi një pjesë e tyre nuk kanë pasur tamponin apo testin, si dhe s’kanë qenë të vaksinuar.

Kjo ka detyruar autoritetet për të bllokuar hyrjen. Është dashur ndërhyrja e FNSH për të larguar dhe shpërndarë punëtorët që nuk janë lejuar për të shkuar në Mal të Zi. Masat shtesë kanë qenë dhe për shkak të kalimit të eskortës së kryeministrit, që do të vijnë për në Tiranë në takimin me Merkel”, tha gazetari.

News24 Livestream