Viza pune për në Britani kundrejt shumave të mëdha të parave, arrestohet 39 vjeçarja nga Fieri

Një 39 vjeçare nga Fieri ka përfunduar në prangat e policisë në kuadër të operacioni të koduar “Udhëtimi i sigurt”.
Policia e Tiranës bën me dije se dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ata akuzohen për mashtrim të shtetasve të ndryshëm, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbretërinë e Bashkuar.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Udhëtimi i sigurt”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbretërinë e Bashkuar, vihet në pranga një shtetase, shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Udhëtimi i sigurt”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera).
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbretërinë e Bashkuar dhe pajisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.
Artikuj të tjerë:
Flash News
16:28 / Peti: Policia ka bërë hetime, unë s’kam lidhje me çështjen
16:28 / Erjon Peti: Kontejnerët skanohen, është procedurë
16:28 / Erjon Peti: Nuk kemi patur asnjëherë probleme
16:28 / Erjon Peti: Kemi 5 vite që sjellim fruta ekzotikë nga jashtë vendit
16:28 / Erjon Peti: Na njoftuan për një kontroll rutinë në kontejner
16:28 / ‘M. Fruits, kompania kontejneri i së cilës u kap me drogë
16:28 / Flet për News24 administratori i ‘Massabi Fruits’
15:48 / Personi i shoqëruar nga policia, punonjës i kompanisë
15:48 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:47 / Policia ka shoqëruar një person që do tërhiqte kontejnerin
15:47 / Po sharrohet tavani metalik i dyfishtë me ndihmën e zjarrfikëseve
15:46 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:46 / Po ushtrohet kontroll fizik i kontejnerit pasi kaloi në skaner
15:45 / U gjetën 200 pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë
15:44 / Durrës, kontejneri i ngarkuar me banane vinte nga Ekuadori