Home > SHQIPËRIA

VIDEO/ Shpërndante drogë dhe iu gjetën 3 pistoleta në shtëpi, pranga shoferit të një zyrtari të lartë

 

VIDEO/ Shpërndante drogë dhe iu gjetën 3 pistoleta në

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Klaudio Malajt, në kuadër të operacionit “Doses”. Me detyrë shofer në një institucion të rëndësishëm shtetëror, Malaj merrej dhe me veprimtari kriminale në shpërndarjen e drogës.

31-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës mbrëmjen e 18 shtatorit, pasi në mjetin e tij luksoz ‘Audi’ A6 u gjet dhe sekuestrua një sasi kokaine, e ndarë në 34 doza të gatshme për t’i shitur, raporton BalkanWeb.

Fillimisht ai ka tentuar t’i shmanget kontrollit të forcave Shqiponja. Pas insistimit të uniformave blu, ai pranoi se në makinë kishte vetëm doza droge për përdorim vetjak, por më pas rezultoi se kishte një sasi të konsiderueshme.

Pas arrestimit të tij, policia ushtroi kontroll në banesën e të dyshuarit dhe gjeti 3 pistoleta dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh. Shoferi i institucionit me rendësi shtetërore, ndodhet aktualisht nën masën e arrestit me burg për akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”.
(BalkanWeb)

Flash News

News24 Livestream