Home > SHQIPËRIA

VIDEO/ Rruga e dëmtuar shqetësim për turistët, radhë kilometrike makinash në aksin nacional Vlorë-Orikum

Turistët që kanë frekuentuar qytetin e Vlorës këtë të diel, janë ndeshur me radhë kilometrike makinash, të cilat nisnin nga zona e Orikumit deri në zonat e brendshme të qytetit bregdetar.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell për “News24”, pamjet nga radhët e gjata të makinave. Shkak i kësaj situate në aksin nacional Vlorë-Orikum, është bërë dëmtimi i rrugës në afërsi të vendit të quajtur, Jonufra.

Në këtë pikë, automjetet kalojnë vetëm në një korsi, raporton gazetari Mehmeti.

Dëmtimi i rrugës ka ndodhur disa muaj më parë, ndërsa vlen të theksohet, se edhe pse ka nisur riparimi, punimet ende nuk kanë përfunduar. Kjo situatë është kthyer në një shqetësim për turistët që kalojnë në këtë aks nacional.

News24 Livestream