Home > SHQIPËRIA

Video/ Nga sherri te përdorimi i armëve, si nisi përplasja mes dy grupeve të rinjsh në Tiranë, dyshohet për shpërndarjen e drogës

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja e dyfishtë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat sjell pamje nga vendngjarja në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se ka pasur një konfrontim mes dy grupe të rinjsh, që ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Dy të rinjtë e plagosur, Aleksandër Nikolli, 27 vjeç, dhe Xhulio Vela, 25 vjeç, kanë qenë në trotuar, pranë një pallati, kur kanë nisur të konfrontohen fillimisht verbalisht me një grup tjetër të rinjsh, e më pas me armë zjarri.

Paraprakisht, siç raporton gazetarja Bezat, dyshohet se pas kësaj përplasjeje fshihet shpërndarja e drogës, ku në konflikt janë përfshirë pesë persona. “Ndoshta një konflikt për mosndarje lekësh mund të ketë çuar në përplasje”, shprehet gazetarja.

Kujtojmë se kjo javë ka qenë me një bilanc negativ për Policinë e Tiranës, ku të hënën pati një sherr masiv përpara shkollës “Çajupi, të martën në mbrëmje u plagos me armë zjarri i riu Redi Balla, te Komuna e Parisit, ndërsa sot kemi dy të plagosur.

Flash News

News24 Livestream