Home > SHQIPËRIA

VIDEO/ Maskat torturuan dhe grabitën nënë e bir në banesë, banorët e fshatit të indinjuar: S’na kishin vjedhur as një pulë. Shteti të gjejë autorët, ndryshe…

VIDEO/ Maskat torturuan dhe grabitën nënë e bir në

Banorët e fshatit Dom në Klos janë indinjuar me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë natës ku nënë dhe bir pasi u lidhën dhe dhunuan, u grabitën në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi pas orës 2:00. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për BalkanWeb dëshmitë e bashkëfshatarëve të familjes Lleshi.


Banorë e zonës, që kanë lidhje fisnore me familjen që ra pre e grabitjes, pohuan se nuk kishin pasur asnjë rast të tillë, madje as vjedhje më banale në këtë fshat.

“Është një ngjarje e pazakontë, për fshatin tonë, për lagjen tonë, Në këto 75 vite nuk mbaj mend të jetë vjedhur një pulë. Jemi habitur. Kemi ardhur që në orën 3 të mëngjesit këtu. Policia po punon, por duhet t’i gjejë. Ne nuk dimë gjë se si ka ndodhur. Shyqyr që ka shpëtuar djali, tani të vërë dorë shteti. Zonja e shtëpisë tha se e kanë hapur me çelës autorët valixhen, kanë lidhur nënë e bir. Shyqyr që shpëtuan. Tani e ka në dorë shteti.”, tha një prej banorëve të fshatit.


Një tjetër banor i bëri thirrje autoriteteve që të gjejnë autorët, në të kundërt duhet të marrin masa vetë.
“Edhe një pulë nuk është vjedhur. Kjo familje është më e rregullta në katund. Ata punojnë në shtëpinë e vetë. Erdhëm këtu nuk gjetëm asnjë njeri. Gjetëm nënën dhe djalin, se e lidhën dhe i ranë. Shyqyr që janë gjallë. Djalin e çuan në spital e kanë mjekuar. Qeveria duhet të ndërhyjë, ose të rregullojë ose ta dimë dhe ne. Me mbajt armë dënohemi, po ta dimë dhe ne të marrim masa. Ne as derën se çelim, por duhet të vëmë mend tani. Kërkojmë që personi të dënohet maksimalisht dhe mos të kemi mëshirë. Kjo familje nuk ka bërë asnjë të keqe të bëhet ai veprim.”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream