Home > SHQIPËRIA

“Vettingu, proces mbi palët”, Gjiknuri nga Elbasani: Besoj se edhe me reflektimin pozitiv të opozitës do t’iu zgjasim jetën organeve të tij. Nuk kemi marrëveshje të re politike

“Vettingu, proces mbi palët”, Gjiknuri nga Elbasani: Besoj se

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri deklaroi nga Elbasani se procesi i vettingut është një proces mbi palët dhe se shpreson që me reflektimin e opozitës t’iu zgjatet afati organeve të vettingut.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re politike.



“Procesi i vettingut ka nisur rrugën e tij. Është proces mbi palët, adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati. Por ka një marrëveshje, ka një reformë të dakordësuar, ka institucione të ngritura të cilat po funksionojnë. Besoj që edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare ne do të jemi në gjendje t’iu zgjasim jetën këtyre organeve për të cilat kemi rënë dakord. Nuk kemi të bëjmë as me marrëveshje të re politike, as me ndryshimin e ndonjë strukture apo ngrehine kushtetuese e cila rrjedh si dakordësi e palëve politike”, deklaroi Gjiknuri, i cili mori pjesë në ngritjen e flamurit me rastin e festës së Pavarësisë së Elbasanit.

Flash News

News24 Livestream