Home > SHQIPËRIA

Vetëm 90 minuta nga protesta, Këlliçi apel banorëve të kryeqytetit: Historia e thërret sot Tiranën të jetë në krye të përballjes me hallet e Shqipërisë

Vetëm 90 minuta nga protesta, Këlliçi apel banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë një konferencë për shtyp nga selia blu, ku është ndalur për t’i bërë thirrje që t’i bashkohen protestës së opozitës në orën 19, banorëve të kryeqytetit.

“Tirana gjithmonë ka ditur të bëjë zgjedhjen e saj dhe u ka dhënë zgjidhje problemeve të shqiptarëve. Historia sot sërish e thërret Tiranën të jetë në krye të problemeve të Shqipërisë, tiransit duhet të dalin sot për inceneratorët, për koshat me ngjyra ambientaliste që nuk e kanë zgjidhur problemin e mbeturinave, për trafikun që zgjatet çdo ditë dhe shkurton kohën që kaloni me fëmijët, për qytetin e tyre që dikur kishte Kullën e Sahatit e sot ka një orë në beton”, tha Këlliçi.

Deputeti demokrat u ndal në veçanti te të ardhurit që janë vendosur dhe kanë ndërtuar jetën e tyre në kryeqytet, duke iu kërkuar që të ngrihen për t’i dhënë një orientim të ri jetës së fëmijëve të tyre.

“Unë ju bëj thirrje jo vetëm tiransve të vjetër, por edhe atyre të rinjve. Tirana është bërë streha juaj, ndaj juve ju kërkohet që fëmijëve t’i lini një qytet të denjë. Ndaj në orën 19:00 ju ftojmë të mblidheni në shesh për të protestuar”, nënvizoi Këlliçi.

Flash News

News24 Livestream