Home > SHQIPËRIA

”Veprat penale janë rritur me 5.5%”, Nano në Komisionin për Sigurinë Kombëtare: Shqetësuese mbetet dhuna në familje

”Veprat penale janë rritur me 5.5%”, Nano në Komisionin

Kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano në Komisionin për Sigurinë Kombëtare deklaroi se këtë vit ka pasur rritje të veprave penale me rreth 5.5% ndërsa krimet e zbardhura janë më të shumta në numër se në vitin e kaluar.

Nano theksoi se është rritur bashkëpunimi operacional në mesin e forcave të policisë por një fenomen shqetësues sipas tij është dhuna në familje.

Drejtori i Policisë nuk la pa përmendur dhe rastin e vrasjes makabre të Mateo Vasiut në Fier duke thënë se autori ka qenë i dënuar dhe më parë dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të krimit.

Fjala e tij në Komision:
Gledis Nano: Në përgjigjie të anetarëve të këtij komisioni më lejoni tju informoj për veprimtarinë parandaluese të policisë, në qendër të vëmendjess ka qene prioritare siguria kombëtare dhe strategji të tjera për ruajtjen e rendit.

Intensifikimi i punës në të gjithë sektorët, partnerët ndërkombëtarë dhe organizanata kundër krimit.

Në fushën e menaxhimit të kufirit janë bërë arritje të shumta, është forcuar bashkkëpunimi operacional. Këto rezultate dhe ky progres është vlerësuar dhe nga ndërkombëetarët, goditja krimit që në embrion, përmirisimi i qarkullimit dhe sistemit rrugor, përmirësimi i sjelljeve në rrugë dhe të gjitha normave të transportit publik.

Lehtësimi i procedurave dhe parandalimi i korrupsionit, muaji tetor ka pasur në qendër të analizave përvecse është bërë bilanci i punës, ruajtja e rendit dhe sigurisë. Si rezultat i masave, është krejtësisht i mundur operacioni parandalus. 31 tetor 2021, 27 733 vepra penale 24 mijë, ose 88% e tyre.

Ka rritje të krimit organizuar dhe korrupsionit, po ashtu në fushën e narkotivëve dhe krimit ekonomik.

Ka pasur rritje dhe të veprave penale të dhunës në familje. Krime kundër personit 9%, dhuna në familje 4% etj.

2 160 vepra penale janë zbuluar për krime ndaj personit. Pastrimi parave 400 vepra janë zbuluar, kemi 8.5% vepra penale më shumë. Akte terroriste kemi 1.5% vepra penale më shumë.

94.2% e krimeve janë zbardhur por kemi 5.5% vepra penale më shumë. Ngjarja makabër në Fier e Mateo Vasiut, autori ishte me precedente dhe nuk ka pasur asnjë kallëzim ndaj tij pas dënimit të parë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të krimit

Flash News

News24 Livestream