Home > SHQIPËRIA

“Vendi i shqiponjave”/ Kulmi i debateve politike për “Presidentin”, mesazhi i fortë në shqip i ambasadores Yuri Kim: Bashkimi bën fuqi!

“Vendi i shqiponjave”/ Kulmi i debateve politike për

“Bashkimi bën fuqi”. Ky ishte mesazhi i fortë që dha sot ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në kulmin e debateve politike në vend, ku kryefjalë diskutimi është zgjedhja e presidentit të ri.

Duke zgjedhur që ta thotë në shqip, ambasadorja kujtoi fjalinë e njohur të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, ndërsa kujtoi edhe një element tjetër që bënë krenar popullin shqiptar, duke pohuar se jemi; Vendi i shqiponjave.

“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Nga të gjitha veprimtaritë që kemi organizuar përgjatë kësaj jave, qofshin këto koncerte, kjo e sotmja është më e parapëlqyera për mua. Nuk ka lidhje me muzikë, por me rock and roll. Ka të bëjë me lirinë, me të shprehurit e vetvetes, me rebelimin dhe shpresën. Nëse këndojmë për gjërat që na trishtojnë apo lumturojnë, gjithmonë ka të bëjë me të ardhmen. Në fakt po lexoja disa prej komenteve që ishin vendosur në një komentet që kisha bërë sot për aktivitetin dhe një prej pyetjeve thoshte nëse kisha mësuar diçka nga Shqipëria. Një është; Vendi i Shqiponjave. (e thotë në shqip). Ne jemi popuj shqiponjash, Amerika e Shqipëria, jemi popull që ngrihen lartë. Gjeja e dytë, është ajo gjëja që ka thënë heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti; bashkimi bën fuqi! Të gjithë e dimë vlerën e saj. Në këtë përvjetor, le të qëndrojmë së bashku dhe të bëjmë përpara drejt së ardhmes, Shqipëria dhe Amerika së bashku. Zoti ju bekoftë!”, tha diplomatja amerikane, e cila ishte e pranishme në një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Flash News

News24 Livestream