Home > SHQIPËRIA

Vdekja tragjike e Jonadas/ “S’ka fjalë për dhimbjen”, e afërmja e familjes Avdia në protestë: Bledin e sillte atdhedashuria në Shqipëri, e kishte vajzën prej dore

Vdekja tragjike e Jonadas/ “S’ka fjalë për

Vajza e dajës së babait të Jonada Avdisë, vogëlushes që humbi jetën tragjikisht në plazhin e Potamit pasi u përplas nga varka e drejtuar nga komisari Arjan Tase ka folur për Neës24 nga protesta që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme.

E afërmja, pedagogia Ilirjana Kuçana tha se dhimbja në familjen Avdia është e papërshkrueshme me fjalë, por fakti që autori i ngjarjes është një efektiv policie e bën ngjarjen sipas saj edhe më të rëndë.

“Nuk është e thjeshtë për mua të flas. Ajo që ka ndodhur në familjen tonë është shumë e rëndë. Nuk kam komente për atë çfarë ndjen Bledi dhe Ermira. Dhimbja e tyre peshon aq rëndë sa nuk mund tua shpjegoj dot. Nuk mund tua shpjegoj se si është Bledi sot, gjyshe Nazmia, gjysh Ismeti, hallat që kanë parë skenën. Unë dua që të mos bëjnë politikë për këtë çështje. Unë që kur kam takuar Bledin dhe Ermirën jam çuar 3-4 herë për të parë vajzën. Të gjithë prindërit ndjenë frikë për fëmijët e tyre.

Bledi e ka pasur kapur prej dore vajzën. Kanë qenë duke notuar në breg të detit së bashku. Skafi ka ardhur e ka goditur njëherë, më pas e ka xhiruar dhe trupin e vajzës e ka grirë përmes helikave. Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Sot kamë dal për Jonadën, për Dean. Kam dalë që ajo që i ka ndodhur Jonadës të mos i ndodh askujt në botë. Ne gjatë ditës kemi parë raste kur skafet kanë përplasur njerëz dhe nuk janë marrë masa, por kur ndodh nga oficer të policixsë situata është më e dhimbshme. Dhimbja na ka kapluar por nuk na ka rrëzuar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci dhe sërish janë duke kaluar peripeci. Ka ikur 17 vjeç nga Shqipëria, me punë dhe dashuri ka krijuar një familje model dhe atdhedashuria e bënte të kthehej në Shqipëri’, tha ajo për gazetarin osman Stafa.

Ajo shtoi se sapo të mbarojë ceremonia e pritjes e përcjelljes së personave të cilët shkojnë në familje për ngushëllim, do të ndiqen hapat e nevojshme dhe do të kërkohet drejtësi.

Ajo shtoi se vogëlushja ishte shtetase angleze dhe se do t’i drejtohen edhe Ambasadës Britanike.

“Jemi në pritje të njerëzve, por sapo të mbarojmë do ti drejtohemi organeve të drejtësisë edhe pse nuk jetojmë shumë, Jonada është shtetase angleze dhe do ti drejtohemi edhe ambasadës angleze. Kërkoj të mos bëhet politikë me këtë ngjarje, por çdo prind duhet të bashkohet me ne për Jonadën, Bledin, Ermirën dhe për fëmijët tuaj”, u shpreh ajo.

Flash News

News24 Livestream