VATRA nderon me titullin “Mirënjohje” Irfan Hysenbelliun: Promotor i fuqishëm i vlerave më të larta të kombit shqiptar

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra ka nderuar me titullin “Mirënjohje”, Presidentin e “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu në një ceremoni të zhvilluar në Nju Jork me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.
Aktiviteti i zhvilluar nga shoqata Vatra ka mbledhur me dhjetëra personalitete dhe figura me kontribut në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në 110 vjetorin e Pavarësisë kombëtare nderon me Mirënjohje z. Irfan Hysenbelliu për kontributin e dhënë në Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra, për ngritjen e nivelit dhe platformës mediatike dhe asaj edukative në mbarë Shqipëri dhe më gjerë, duke qenë kurdoherë një promotor i fuqishëm i vlerave më të larta të kombit shqiptar”, thuhet në vlerësimin e kryetarit të Vatrës, Elmi Berisha.
Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ndodhet prej disa ditësh në një vizitë në SHBA ku është takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar.
E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Nathalia Fernandez, përfaqësuese demokrate e Distriktit të 80-të në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.
Artikuj të tjerë:
Flash News
02:03 / Gjermania po shqyrton blerjen e 15 tankeve Gepard
02:02 / Hebestreit: Është lëshuar një licencë për tanket Leopard 1
02:01 / Lajmi u njoftua nga zëdhënësi, Steffen Hebestreit
02:00 / Qeveria gjermane do të dërgojë 88 tanke Leopard I në Ukrainë
01:33 / Dobi pranoi se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh
01:32 / Në fillim të këtij viti, Alda Klosi bëri një denoncim për pastruesen