Home > SHQIPËRIA

Urimi me Enver Hoxhës, Salianji u kërkon llogari socialistëve, Naço: Do i nënshtrohet Kodit të Etikës

Urimi me Enver Hoxhës, Salianji u kërkon llogari socialistëve,

Seanca dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend dhe masat e marra për parandalimin e tij, ka nisur me debate.

Deputeti demokrate Ervin Salinjin ka kërkuar shpjegime për skandalin e ndodhur dy ditë më parë, ku deputeti Bujar Çela uroi festën e Çlirimit me një foto të Enver Hoxhës.

Salianji ka kërkuar që anëtarët e komisionit të distancohen nga Bujar Çela dhe të kërkojnë ndjesë për gjestin që ai ka bërë.

Ndërkohë nënkryetari Nasip Naço ka theksuar se deputeti Bujar Çela do t’i nënshtrohet kodit të etikës dhe është përjashtuar nga grupi në rrjetet sociale që ka Komisioni Hetimor për të diskutuar.

Salianji: Kërkoni ndjesë. Një anëtar i Komisionit turpëroi gjithë Shqipërinë. Distancohuni u fyen viktimat e komunizmit.

Nasip Naço: Jam vënë në dijeni për atë lloj komunikim dhe nuk munda. Kam bërë të mundur për të fshirë komente dhe nuk arrita dot dhe e kam nxjerrë nga  grupi. Ka një njoftim nga kryetari i Grupit Parlamentare që do ti nënshtrohet Kodit të Etikës. Brenda rregullave dhe s’ka të bëjë më procedurën.

Naço: Ai është zëvendësues nuk është anëtarë i këtij komisioni. Nëse e vazhdoni seanca do të shtyhet pas 15 ditësh.

Flash News

News24 Livestream