Home > SHQIPËRIA

Universiteti “Luarasi” tejkalon pritshmëritë, 75% maturantë me shumë se vjet, Ruka: Ftojmë maturantët të na përzgjedhin në raundin e dytë

Universiteti “Luarasi” tejkalon pritshmëritë, 75%

Në raundin e parë të regjistrimeve, numri i maturantëve që kanë përzgjedhur universitetin “Luarasi” ka qenë 75% % më i lartë krahasuar me një vit më parë. Rektori i “Luarasit”, prof. Et’hem Ruka kujton edhe njëherë maturantët që janë në dilemë ta bëjnë “Luarasin” zgjedhjen e tyre të parë.

Duke folur me gjuhën e shifrave, rektori Ruka në një takim me dekanët e fakultetit Fakultetit të Drejtësisë, fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit thotë se “Luarasi” është në krye të universiteteve jo publike të përzgjedhura nga maturantët për këtë vit akademik.

Nga ana e tyre dekanët thonë se një numër i lartë maturantësh kanë zgjedhur të vazhdojnë rrugëtimin akademik duke zgjedhur dege të të caktuara ne fakultetet përkatëse. Çdo tregues deri më sot është pozitiv, pasi maturantët i kanë besuar emrit të mirë të “Luarasit”.

Drejtuesit e universitetit “Luarasi” u bëjnë thirrje maturanteve studentëve që në dy raundet në vijim, të regjistrohen në “Luarasi”, pasi dhe kuotat janë të limituara.

Flash News

News24 Livestream