Home > SHQIPËRIA

Uni-klima hap showroom-in e sistemeve të kondicionimit Mitsubishi Electric

Prej 20 vitesh në tregun shqiptar, Uni-klima hap showroom-in e sistemeve të kondicionimit Mitsubishi Electric në Tirana Industrial Park.

Presidenti i grupit të kompanive UNI-Klima, Clima Point Albania, Hidro group dhe Global Power Flamur Qytyku tha se në këtë showroom kilentët do të marrin gjithë informacionin e nevojshëm për produktet që janë fjala e fundit e teknologjisë.

“Fale stafit te kualifikuar, kompania ka mundur të ketë një rritje të qëndrueshme duke u renditur një ndër kompanitë më të mira në vend. Grupi ynë i kompanive UNI-Klima, Clima Point Albania, Hidro Group dhe Global Power do të ecë përpara për të rritur shitjet dhe për tu shërbyer klientëve tanë akoma më mirë”,- tha Presidenti i grupit zoti Flamur Qytyku. Mitsubishi Electric diferencohet nga çdo markë tjetër kur bëhet fjalë për komfortin, efciencën dhe jetëgjatësinë e produkteve që ofron. Kjo për shkak të standardit që kompania ka vendosur për produktet të cilat prodhon, e për këtë Ambasadori i Japonisë ne vendin tone është krenar që ka punuar prej 4 dekadash pranë korporatës Mitsubishi Electric.

 

“Jam shumë i lumtur që jeni këtu në ceremoninë e hapjes së showroomit Mitsubishi Electric. Unë në fakt kam punuar pranë korporatës Mitsubishi për më shumë se 40 vjet. Jam entuziast dhe gati të mbështes aktivitetin tuaj që promovon teknologjinë më të mirë japoneze. Showroom-i është i mrekullueshëm dhe jam i impresionuar nga gjithë gama e ekspozuar e. Mitsubishi-t Uroj që të gjitha produktet të shiten” u shpreh Takada Mitsuyuki, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri.
Sime Brala, menaxher i rajonit per Mitsubishi Electric tha se Uni-Klima është një partner i rëndësishëm për degën e Mitsubishi Electric në Itali

“Dy vitet e fundit kanë qenë fantastike për sa i përket shitjeve të produkteve Mitsubishi Electric, të cilat janë fjala e fundit e teknologjisë, miqësore me mjedisin. Produket tona janë shumë të kërkuara dhe ne po plotësojmë të gjitha kërkesat e klientëve. Jam shumë i lumtur që kemi një partner një grup si Uni-klima, dhe sigurisht ne do të kemi rritje në të ardhmen”, tha Brala. Durim Qytyku, kryeinxhinier Uni-Klima thotë se risia e showroomit është tek demonstrimi i pajisjeve se si funksionojnë duke e bërë edhe më të prekshme dhe të lehtë për këdo zgjedhjen e artikujve. Uni-Klima ka arritur të zejë një pjesë të konsiderueshme në tregun shqiptar, kjo falë kualitetit të padiskutueshëm që ajo ofron.

Flash News

News24 Livestream