Home > SHQIPËRIA

Ulja e TVSH-së për ushqimet/ Nënkryetarja e PD-së reagon pas rrëzimit të amendamentit: Rama nuk miratoi masat në ndihmë të familjeve

Ulja e TVSH-së për ushqimet/ Nënkryetarja e PD-së reagon pas

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend, të amendamentit të propozuar nga demokratët për uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20 në 6%.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se me rrëzimin e kësaj kërkese, qeveria Rama ka formalizuar kapjen e shtetit duke kaluar ligje që janë porosi për klientët e mazhorancës.

Sipas Tabakut, qeveria ka votuar ligjin për heqjen e karburantit të jahteve ndërsa për qytetarët e zakonshëm është parashikuar vetëm rritje çmimesh.

Fatkeqësisht, sot qeveria refuzoi nismën e PD për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20% në 6%. Në një situatë të paprecendentë të rritjes së çmimeve, kur çdo qeveri po merr masa për të mbrojtur qytetarët dhe shtresat në nevojë, qeveria Rama refuzoi sot të miratojë masa nxitëse për konsumin dhe për familjet në nevojë.

659 mijë individë sot janë në minimumin e jetesës. 40% e buxhetit familjar sot shkon për mbijetesë dhe ushqim, por qeveria rrëzoi nismën tonë per uljen e çmimeve, rriti taksat për fermerët dhe uli kompensimin!

Buxheti i miratuar sot formalizoi kapjen e shtetit, ligjet me porosi për klientët e qeverisë. Ulet taksa e karburantit për jahtet. Hiqet taksa për qumështin pluhur. Çfarë parashikon qeveria për qytetarët e zakonshëm dhe fermerët vitin e ardhshëm? Vetëm rritje çmimesh. Rritjen e TVSH-së në bujqësi, që do të sjellë rritjen e mëtejshme të çmimeve. Rritjen e taksës për gazin, që do të shtrenjtojë koston e jetesës për shqiptarët.

Fatkeqësi që përpara së të mbrojë shqiptarët me nisma si e jona për uljen e çmimeve, Edi Rama voton për të mbojtur interesat financiarë të një grushti njerëzish.

Flash News

News24 Livestream