“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron!”- Dega e PD Durrës denoncon: Po lëvrohen fonde për rindërtimin me qëllim vjedhjen e votave në zgjedhje

Dega e PD-së Durrës ka denoncuar ndarjen e fondeve të rindërtimit që sipas saj bëhet për të vjedhur vota në zgjedhjet e ardhshme.
Në deklaratën e selisë blu thuhet se partia-shtet ka nisur me mekanizmat e saj anti-kushtetues tjetërsimin dhe vjedhjen e votës.
Ja pra, ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron. Vazhdon baterdia zgjedhore qe ne prag te shpalljes se dates se zgjedhjeve te pjeseshme lokale. Pavaresisht rrethanave, situatave dhe raportit te OSBE/ODIHR per masakren zgjedhore te 25 Prillit, partia-shtet sapo nisi me mekanizmat e saj antikushtetuese per ndikim, tjetersim apo dhe vjedhjen e votes se qytetareve durrsake. Pse pikerisht tani levrohen fonde per rindertimin, ku ka familje qe prej me shume se 2 vitesh nuk marrin asgje e jane ne diell te hapur?! Pse bonusi i qerase, me 3 muaj prapambetje, nis te shperndahet pikerisht tani ne prag te zgjedhjeve? Qytetaret durrsake ndihen te vjedhur e te prere ne bese nga premtimet tuaja boshe por kurrsesi nuk mund t’i fyeni inteligjencen asnjerit prej tyre. Shperblimi me qellim vjedhjen e votes denohet me ligj. Nuk do jete e larget dita kur kjo te ndodhe.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:07 / Krichbaum: Nuk bashkë-punojmë me PD nëse kthehet pas
21:06 / Krichbaum: Çështje e vetë partisë se kë dëshiron të ketë lider
21:05 / Krichbaum: Më vjen shumë keq për zhvillimet në PD
20:50 / Dosja,Dumani i vendosi eksploziv pronës së M.Subashit
20:49 / Dosja,Dumani i vendosi eksploziv banesës së Talo Çelës
20:48 / Dosja,Nuredin Dumani tentoi të vriste Lulzim Mashën