Home > SHQIPËRIA

Udhëkryqi i integrimit, Zyla: Shqipëria ka të drejtë të jetë e pakënaqur, KE prej kohësh thotë që jemi gati, por…

Udhëkryqi i integrimit, Zyla: Shqipëria ka të drejtë të

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, “udhëkryqi i integrimit” dhe zhvillimet e ndodhura sot në Bruksel, ishin fokusi i diskutimit.

Ekspert i komunikimit, Julian Zyla, tha se arsyeja e bllokimit të negociatave është për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se nuk mendon se ka prapaskena që lidhet me arsye të tjera për dështimin edhe këtë herë të negociata me BE.

“KE del dhe për vite me radhë, bën deklarata zyrtare dhe thotë që Shqipëria është gati, ndërkohë që të biem dakord se në këto momente nuk kemi asnjë shtet që ka ndonjë standard për të arritur.

Përfshi dhe Bullgarinë e cila nuk thotë se RMV duhet të përmirësojë ndonjë gjë për kushtet drejt BE.

Këto dy shtete, janë të dyja bashkë sepse kanë qenë dhe më parë, por pikëpyetje mbetet nëse do të jenë në vijim.

Paketat në aspektin teknik i ka BE, ndërsa në aspektin politik paketat janë aty dhe për të bërë presion ndaj një faktori, siç është tani Bullgaria, për të thënë që është e rëndësishme që ti t’i hapësh rrugën sepse po bllokon dy shtete.

Kjo është një nga arsyet që Shqipëria ka të drejtë të jetë e pakënaqur, dhe e dyta, besoj se nuk e diskuton kush që ka dhe të drejtën ta shpresë këtë pakënaqësi.

Këto janë të vërtetat politike. Në ka një gjë të vështirë për udhëheqësit evropian, është ajo çfarë nxjerrin nga goja dhe ajo çfarë shkruajnë, dhe kur thonë që jemi gati, atëherë s’ka kuptim të hedhim hipotezën që Macron po diskuton me Bullgarinë të heqë veton, por në të vërtetë i thotë të mos e heqë”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream