Home > SHQIPËRIA

U vra mbrëmë në një atentat mafioz në Tiranë, kush është viktima. Policia jep detaje

U vra mbrëmë në një atentat mafioz në Tiranë, kush

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tirana.

Viktima është shtetasi Mehmet Qema, 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra,.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa pas krimit disa persona janë shoqëruar në polici.

Krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të momentit.

Ngjarja vjen pas ekzekutimit të 40-vjeçarit, Bledar Birçaj në Vlorë, paraditen e sotme.

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

News24 Livestream