Home > SHQIPËRIA

“U soll me porosi nga kryeministri të bëjë zhurmë pas rikthimit të Metës”, Vasili: Kryespiuni Rama bashkë me zorrat qorre që ka lëshuar në Autoritetin e Dosjeve…

“U soll me porosi nga kryeministri të bëjë zhurmë pas

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “FrontLine” në News24, ka deklaruar se Autoriteti i Dosjeve me porosi të kryeministrit Edi Rama, ka pasur qëllim të bëjë zhurmë në kohën kur Ilir Meta është rikthyer në politikë në një dimension të ri, pas largimit nga posti i presidentit.

Ai tha se që në kohën kur ligji është propozuar, LSI ka qenë pro miratimit, pasi shqiptarët sipas Vasilit kërkonin përgjigje të mëdha.

“Ligji është propozuar nga PS, Veliaj në atë kohë Ministër Pune. Siç është sjellë ligji i shitur si model gjerman, qendrimi i parë zyrtar shterues ka qenë i Ilir Metës, ende pa nisur procedura parlamentare që tha të hapen dosjet por të respektohet ligji e Kushtetuta që ti jepet fund kësaj loje të neveritshme prej dekadash me dosje. Sot kanë hallin e dosjeve këta? Jo. Meqë kanë Autoritetin e manipulimit të Dosjeve, i cili është nën akuzë dhe është dhunues i ligjit në kallëzimin për gjashtë vepra penale, do i jepet instrumenti që të punojë me demek edhe më gjerë.

Këta punojnë pa ligj, janë të specializuar vetëm për të manipuluar. Nuk njohin ligj, Kushtetutë e besë e fe. Ç’mund të them për një institucion që nuk vlerëson dot gjeneralitetet e një personi?

Kam qenë kryetar u grupit të LSI në atë kohë, e kemi votuar pa asnjë debat për të sepse u thamë në atë kohë po shpenzoni energji vendi ka nevojë për përgjigje të mëdha.

Autoriteti ishte një autoritet palaçosh që u soll me porosi nga Rama e të tjerë të bëjnë zhurmë, thjeshtë e vetëm se Meta u rikthye në një dimension të ri. Nëse unë përpiqem të hedh baltë mbi ju dhe ju ndrini, dilni ju i fituar që ndrini apo unë shpifarak. U bë për të bërë “pis” Metën, i cili doli i fituar.

Këta kauzat parimore përpiqen ti bëjnë e ti zgjidhin me përgjim nga vrima e çelësit. Kryespiuni e falcifikatori është Rama bashkë me zorrat qorre që ka lëshuar në Autoritet e Parlament”, ka deklaruar Vasili.

Marsela Karapanço: Me hyrjen në fuqi të ligjit a dyshoni që kolegë të tuaj mund të dalin bashkëpunëtorë?

Vasili: Zero dyshime dhe problem është i tillë që ata që kanë qenë atje, këta i kanë ulur në Parlament, i kanë bërë dhe kryetarë. Këta janë të ligj por për fat të mirë edhe hajvanë të mëdhenj, se bëjnë gjëra të tilla që edhe njerëzit të kuptojnë sesa hajvanë janë këta. Unë bashkohem me atë që me shumë të drejtë Ilir Meta ka thënë publikisht, në emër të mbrojtjes së njeriut të thjeshtë. Kur ligji guxon të manipulojë haptas kur letrat janë të qartë me ish-Presidentin, me ish-kryetarin e Parlamentit për këta qytetari i thjeshtë është leckë.

Flash News

News24 Livestream