Home > SHQIPËRIA

U kthye në Itali pas shumë vitesh/Policia vë në pranga 50-vjeçarin shqiptar të dënuar për rrëmbim dhe shfrytëzim prostitucioni

 

U kthye në Itali pas shumë vitesh/Policia vë në pranga

Policia kufitare italiane ka vënë në pranga shqiptarin, sapo ka zbritur në aeroportin e Pizës, ndërsa po udhëtonte nga Tirana. Ai kthehej në Itali pas shumë kohësh që nuk kishte udhëtuar në këtë shtet.

50-vjeçari është arrestuar pasi ndaj tij ishte dhënë dënimi me 12 vite e gjysmë burg dhe një gjobë prej 17 mijë eurosh nga gjykata e Milanos, raportojnë mediat italiane.

Veprat penale për të cilat është dënuar shqiptari ishin të shumta, nga shoqërimi kriminal, rrëmbimi dhe shfrytëzim prostitucioni.

Flash News

News24 Livestream