Home > SHQIPËRIA

“T’u vini anash patronazhistëve, janë zemrat e zjarrta që votuan PS-në”, Zv.kryeminstri reagon pas deklaratave të Bashës

“T’u vini anash patronazhistëve, janë zemrat e zjarrta

Zv. kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, tha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, se FMN, ka vlerësuar vendin për menaxhimin e krizës së pandemisë.

Ai tha po ashtu, se patronazhistët janë pjesë e Partisë Socialiste dhe prej tyre do të vijë dhe fitorja në mandatin e katërt.

Sakaq, Ahmetaj nënvizoi se plani tre pikësh i miratuar nga qeveria për menaxhimin e krizës energjetike është i ai i duhur dhe ftoi opozitën që të hedhë në tryezë idetë e tyre në këtë drejtim.

“Varfëria është relative. Vini këtu e bëni fjali me apologjizma, nuk thoni asgjë, bëni diskutim për çmimet. Më pas çfarë thotë FMN, që e përballuan krizën për shkak të mirëmenaxhimit. Vini këtu dhe përfaqësoni ato zemrat e zjarrta që nuk iu votuan, ato që iu sollën në opozitë për shkak të njëjtave arsye. Ato fjalë kur i nxjerr nga goja duhet t’i presësh mbrapsht. Fjalët janë jo dinjitoze, për askënd. Kërcënuat patronazhistët, t’i vini anash. Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Ne do të punojmë të gjitha instrumenteve që na lejon demokracia dhe patronazhistët për të fituar mandatin e katërt. Sa i përket krizës energjetike, nuk duhet të flisni. Edhe një koment për ju që merreni me ekonominë.



Lexoni ndonjë fjali që lexohet në botë. Janë 100 vende që përdorin rregullin fiskal, të gjithë e kanë thyer për t’iu përgjigjur nevojave të vendit. Si s’kemi emergjencë? Kemi emergjencë për vaksinat, kemi emergjencë për investimet. Për krizën energjetike nuk duhet të flisni, sepse tre pikat e thëna nga kryeministri garantojnë energji për të gjithë. Nuk do të ketë rritje çmimesh për qytetarët. Imagjinoni sikur të ishim në vitin 2013. Në atë vit humbjet ishin 45%. E dini se sa ka qenë humbja për shkak të menaxhimit, 1.1 mld.

E si flisni këtu pa pikë reference për 10 mln. Faturat e papaguara? Kishim 64 mijë fatura, sot janë 200 mijë familje që i mbështesim me çmimin e energjisë elektrike. Nëse keni propozim më të mirë silleni, e ne do e marrim në konsideratë. Por furnizimi i qytetarëve me energji është parësore për ne. Për hir të së vërtetës kemi arritur të pezullojmë modelin për të menaxhuar me transparencë kompanitë dhe i gjithë aksesi i të ardhurave të kompanive do të shkojë për blerje të energjisë elektrike. Sa për rindërtimin, ju thatë dikur 3 D, e më pas thatë që do të ndërtohen pallate te Sami Frashëri, por historia është që deri më 25 nëntor, do të hyjnë 700 familje në pallate dhe sot vetëm ata që kanë marrë përsipër fondi shqiptar i zhvillimit janë gati 2 mijë njësi individuale dhe falas për qytetarët. Kur të shpërndajmë pallatet për të gjithë do e bëjmë me short”, u shpreh Ahmetaj.

Flash News

News24 Livestream