Trupi i të riut erdhi pa zemër nga Spanja, motra protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Dyshojmë për trafikim organesh, heshtja e institucioneve flet shumë!

Familjarët e Saimir Sulës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Drejtësisë.
Majlinda Sula, motra e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër kërkon ende drejtësi.
Motra e Saimir Sulës është shprehur se heshtja e institucioneve flet shumë, duke theksuar se kërkojnë që të zbardhet ngjarja e plotë pasi beson se vëllai i saj është vrarë në spital.
“Heshtja e institucioneve flet shumë. Jam e bindur se Saimiri u vra në spital në Barcelonë. Kërkojmë të bëhet ADN-ja, kemi dyshimeve. Vëllait tim i kanë hequr zemrën, ne do të protestojmë edhe në Bruksel”, ka thënë ajo.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:07 / Balona 'spiune' ishte nën monitorim të vazhdueshëm
21:06 / SHBA e konsideroi balonën 'mjet me qëllime përgjimi'
21:05 / U mbyll përkohësisht hapësira ajrore mbi Karolinën e J.
21:04 / Administrata e Biden konfirmoi urdhrin e rrëzimit
21:03 / Biden tha më herët se 'do të kujdesej' për balonën kineze
21:02 / Avioni i SHBA rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut