Home > SHQIPËRIA

Trupa e teatrit të Korçës ‘transferohet’ në Pazarin e Gjirokastrës, spektakël për qytetarët dhe turistët


Trupa e teatrit të Korçës dhe grupe muzikore korçare kanë interpretuar përgjatë fundjavës në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës duke sjellë nuancat e jetës korçare në qytetin e gurtë.

Për organizatorët e eventit ky është një bashkëpunim mes dy qytetesh që kanë shumë të përbashkëta dhe që do të zgjerohet edhe më tej.

Fundjava korçare ka zgjuar interesin e qytetarëve dhe turistëve të Gjirokastrës që janë bërë pjesë e serenatave korçare dhe paradës së karanavaleve që ka veshur plot ngjyra rrugët e kalldrëmta.

News24 Livestream