Home > SHQIPËRIA

Tridhjetë urgjenca në 24 orë, COVID-i i merr jetën të moshuarës, kishte bërë të 2 dyja dozat e vaksinës

Tridhjetë urgjenca në 24 orë, COVID-i i merr jetën të

Gazetari i “News 24”, Erion Skëndaj, ka treguar situatën aktuale në dy spitalet COVID në vend, atë COVID-1 dhe COVID-3. Sipas gazetarit numri i të shtruarve në të dyja spitalet ka shkuar në 243, pra është mbushur 90% e kapacitetit të përgjithshëm.

Ndërkohë sipas tij, është diskutuar për hapjen e spitalit COVID-4 me 100 shtretër, pasi hapja e spitalit COVID-2 për momentin duket e pamundur, për shkak të rasteve që po trajtohen atje, kryesisht me sëmundje respiratorë.



Sakaq, mjeku tregoi se numri i urgjencave ditore ka shkuar në 30 në 24 orë, ndërsa shtoi se për fat të keq, ditën e sotme ka ndërruar jetë nga sëmundja një e moshuar mbi 80-vjeç, e cila para 3 muajsh kishte bërë 2 dyja dozat e vaksinës.

Flash News

News24 Livestream