Home > SHQIPËRIA

Tragjike/ Covid-19 shuan një familje në Rubik, ndërron jetë çifti dhe djali i tyre i vetëm


Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Rubikut dhe mbarë opinionin publik.

Tre anëtarë të së njëjtës familje në këtë qytet kanë ndërruar jetë brenda pak ditësh si pasojë e Covid-19.

Të ndjerit janë çifti i bashkëshortëve Hamit Cara, Dushe Cara, dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara.

Mësohet se prindërit ishin rreth të 70-tave ndërsa djali i tyre i vetëm ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.

Familja Cara ishte prekur nga virusi disa ditë më parë. Fillimisht ka ndërruar jetë babai dhe djali, më pas ka qenë edhe nëna që nuk ka arritur ta fitojë këtë betejë.

News24 Livestream