Home > SHQIPËRIA

Tragjedia në Himarë, Gledis Nano “zbret në terren” dhe merr vendimin, pezullohen lejet e efektivëve për vijat bregdetare dhe zonat turistike

Tragjedia në Himarë, Gledis Nano “zbret në terren”

Tragjedia në Himarë trondit jo pak opinionin publik, ndërsa solli reagime të forta shoqëruar edhe me protesta.

Ndërkohë gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e strukturave të policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë.

Për pasojë Nano ka kërkuar që strukturat përgjegjëse të policisë të jenë në gatishmëri dhe në dispozicion të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Gazetari Çelmeta po ashtu theksoi se vetë drejtori i Policisë së Shtetit, ka zbritur në terren duke kryer kontrolle të imtësishme dhe vëzhguar punën e strukturave të policisë.

Flash News

News24 Livestream