Home > SHQIPËRIA

Trafiku i kokainës/ Si rekrutoheshin të huajt për të bërë transportin! Skema e grupit kriminal në Zvicër e Gjermani, urdhrat vinin nga Tirana

Trafiku i kokainës/ Si rekrutoheshin të huajt për të

News24.al ka zbardhur një pjesë nga dosja hetimore të kryera nga Prokuroria e Tiranës lidhur me grupin kriminal të trafikut të kokainës mes Zvicrës dhe Gjermanisë.

Nga hetimet, tregohet se si janë rekrutuar shtetasit e huaj për të bërë transportin e lëndës narkotike. Pjesë e këtij rrjeti është dhe një shtetas gjerman, Michael Schmicdel  i cili kryente transportin e lëndës narkotike nga një qytet në tjetrin, si dhe drejt Zvicrës. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2015 në qytetin e Monthey në Zvicër sapo doli nga një lokal.

Në dëshmitë e administruara nga organi i akuzës shqiptare, Michael Schmicdel tregon se si ka rënë në kontakt me grupin kriminal. Sipas tij, shtetasi gjerman nuk ishte në dijeni se transportonte lëndë narkotike. Ai tregon se ka kontaktuar me një person në një diskotekë i cili i ofroi një shumë prej 1 mijë eurosh për transport mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Pasi kishte pranuar, shtetasi gjerman mori dhe një celular tip Blackberry me të cilën do komunikonte me trafikantët.

Michael Schmicdel është kontaktuar disa muaj më vonë për të transportuar një person nga Berlini drejt Frankfurtit. Kur mbërriti në destinacion, ai e la makinën për disa orë tek një i panjohur për t’u kthyer më pas sërish në Berlin. Në të njëjtën mënyrë ka vepruar dhe në gjashtë raste të tjera mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Në datë 5 maj 2015, Michael Schmicdel u arrestua së bashku shqiptarin Elton Meta në një kafe pasi në makinën e gjermanit u gjetën 3 kg kokainë të mbështjella në 3 pako.

Në vijim u administruan deklarimet e personave nën hetim, konkretisht shtetasi gjerman Michael Schmicdel deklaroi se:

“Ai kishte njohur disa shtetas të huaj në mes të vitit  2014, në një diskotekë në Chmenitz Gjermani. Ata i propozuan të fitojë 1 mijë euro nga transporti mes Gjermanisë dhe Zvicrës dhe ai pranoi. Ata i dhanë një telefon celular Blackberry. Disa muaj më vonë në korrik apo gusht të vitit 2014, shtetasi gjerman mori një sens të cilën kishte udhëzime për të mbështetur një shtetas të huaj në Berlin dhe ta çonte me makinë në Frankfurt. Kur mbërriti në atë qytet, Michael la makinën e tij tek një i panjohur dhe pas disa orësh e mori dhe u kthye në Berlin.

Ai deklaroi se në këtë mënyrë ka vepruar dhe në gjashtë raste të tjera duke menduar se po transportonte para dhe jo drogë. Gjatë transportit të fundit në 5 maj 2015 ku ai u arrestua në Monthey të Zvicrës, sapo ishte takuar me shtetasin Elton Meta në një kafe” – thuhet në hetimet e prokurorisë.

Shtetasit Elton Meta ose i njohur ndryshe si “Tony” i ishte premtuar një shumë prej 3500 eruosh për të marrë një marrë lëndën narkotike në Zvicër, pra sasinë prej 3 kg që i kishte sjellë shtetasi gjerman Michael Schmicdel, dhe për t’ia dorëzuar Ilir Shellës. Ky i fundit do ia dërgonte një personi tjetër të njohur si Florian Moko i cili bënte shpërndarjen në Zvicër.

Gjithashtu në atë kohë, Meta tregonte dhe njohjen me shtetasin Shkëlqim Haka i njohur me pseudonimin “Qimi” i cili ishte “bosi” në Zvicër dhe punonte për llogari të dy shtetasve të tjerë në Tiranë. Por në fund të hetimit të kryer nga ana e Prokurorisë së Tiranës, “Gimi” rezulton të jetë në fakt kreu i këtij grupi trafikantësh, Ndriçim Harka.

Ndërsa shtetasi Elton Sheme Meta, ndër të tjera deklaroi:

Se ka marrë pjesë në trafikimin e kokainës. Ai fajësoi për organizimin e trafikimit të kokainës nga Shqipëria , një shtetas shqiptar të quajtur “Qimi” ose “Gimi” i cili përdorte numrin e telefonit 00355*********. Duke theksuar se ai punonte në emër të dy shtetasve të tjerë shqiptarë që banojnë në Tiranë.

Gimin e njeh prej 15 vitesh. Është një njohje e tij nga Tirana ku ai banon. Gimi është pseudonimi i tij. Emri i tij është Shkëlqim Haka. Gimi është 40 vjeç. Ai është i martuar dhe babai i tre fëmijëve. Në dijeninë e tij ai nuk ka ndonjë aktivitet fitimprurës. Ka dy numra shqiptarë të Gimit, të cilët janë regjistruar në aparatin e tij celular të markës Samsung me shkrimin “Gimi”.

Njeh dy nga vëllezërit e tij të cilët jetojnë në Tiranë. Njëri prej tyre quhet Mentor ndërsa nuk i kujtohet emri i vëllait tjetër. Atij i ishin premtuar 3500 euro nga “Gimi” për të marrë lëndën narkotike në Zvicër dhe për tia dorëzuar shtetasit Ilir Shella, i cili do t’ia jepte shtetasit Florian Moko, përgjegjës për ta shpërndarë në Zvicër.

Ai u takua me shtetasin gjerman Michael Schmicdel në një kafe dhe në momentin që po bëheshin gati për të marrë lëndën narkotike në automjetin e shtetasit gjerman, i ndaluan punonjësit e policisë. Është hera e parë që vepron në llogari të tij, Gimi. Në Shqipëri, Gimi punon me dy persona me origjinë shqiptare të cilët janë në nivel më të lartë se Gimi. Iliri dhe Gimi janë miq prej kohësh pasi kanë punuar bashkë në Greqi.

News24 Livestream