TIA informon udhëtarët: Nesër në mëngjes rinisin fluturimet, por ja cilat do të lejohen të fillojnë sot

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Tirana International Airport informon qytetarët pë rinisjen e fluturimeve. Sipas TIA-s fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Nuk ka një orar të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve.
MESAZHI I PLOTË
? Nesër në mëngjes rinisin fluturimet
? Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.
? Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.
? Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.
? Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë.
? Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.
Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
Artikuj të tjerë:
Flash News
16:28 / Erjon Peti: Kontejnerët skanohen, është procedurë
16:28 / Erjon Peti: Nuk kemi patur asnjëherë probleme
16:28 / Erjon Peti: Kemi 5 vite që sjellim fruta ekzotikë nga jashtë vendit
16:28 / Erjon Peti: Na njoftuan për një kontroll rutinë në kontejner
16:28 / ‘M. Fruits, kompania kontejneri i së cilës u kap me drogë
16:28 / Flet për News24 administratori i ‘Massabi Fruits’
15:48 / Personi i shoqëruar nga policia, punonjës i kompanisë
15:48 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:47 / Policia ka shoqëruar një person që do tërhiqte kontejnerin
15:47 / Po sharrohet tavani metalik i dyfishtë me ndihmën e zjarrfikëseve
15:46 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:46 / Po ushtrohet kontroll fizik i kontejnerit pasi kaloi në skaner
15:45 / U gjetën 200 pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë
15:44 / Durrës, kontejneri i ngarkuar me banane vinte nga Ekuadori
15:44 / Po sharrohet tavani metalik i dyfishtë me ndihmën e zjarrfikëseve