Home > SHQIPËRIA

Tentuan që të trafikonin 93 kg bimë narkotike nga liqeni i Shkodrës, bien në pranga dy persona

Tentuan që të trafikonin 93 kg bimë narkotike nga liqeni i

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pas ishte në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Po ashtu pas hekurave përfundoi edhe një tjetër person për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet M. H., në vitin 2018, së bashku me shtetasin me inicialet E. H. (i arrestuar në 2019), në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, për shtetasin M. H. u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.05.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

News24 Livestream