Tentoi të vriste për Vit të Ri 36-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për një ngjarje të rëndë të ndodhur më 31 dhjetor, ku tentoi të vriste me armë një 36-vjeçar.
Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Artikuj të tjerë:
Flash News
19:45 / Ambasadorja Kim: SHBA dhe Shqipëria le të ecin drejt së ardhmes
19:44 / Ambasadorja Kim: Popujt tanë janë popuj shqiponjash
19:43 / Kim: S'është thjeshtë për muzikën, ka të bëjë me ‘Rock and Roll’
19:43 / Kim: S’është thjeshtë për muzikën, ka të beje me ‘Rock and Roll’
19:42 / Kim: Nga të gjithë mbledhjet kjo është e preferuara
19:41 / Kim: S’është thjeshtë për muzikën, ka të bëjë me ‘Rock and Roll’