Home > SHQIPËRIA

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Nga të dhënat e para, raportohet se të shtënat janë dëgjuar në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në kryeqytet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, pas marrjes së një telefonate për të shtënat, prej ku raporton se dyshohet për një person të plagosur në këmbë.

Nga ana e tyre, shërbimet policore po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në kryeqytet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Flash News

News24 Livestream