Home > SHQIPËRIA

Të përfshirë në skemë mashtrimi me vlera të mëdha, bien në pranga 4 persona në Shqipëri

Të përfshirë në skemë mashtrimi me vlera të

Një operacion është zhvilluar në Shqipëri duke çuar në zbulimin e një skeme mashtrimi me vlera të mëdha.

Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ka deklaruar se janë arrestuar 4 persona deri më tani, 2 shqiptarë dhe 2 të huaj.

Mashtrimi ka të bëjë me vlera të mëdha duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave e hyrje në llogari bankare.

‘’Ka arritur të finalizojë operacion të rëndësishëm, duke arrestuar 4 persona për një skemë mashtrimi me vlera të mëdha.

Për shkak të rëndësisë së operacionit, për interesat e prekura dhe pasojave në raport me masën e prekur, jemi këtu në konferencë për tiu bërë të ditur rezultatet, veprimet.

4 të arrestuarit janë 2 shqiptarë dhe 2 të huaj. Mashtrimi është një problematikë që po cënon shoqërinë shqiptare. Veprimtari kriminale, duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave, llogari bankare brenda e jashtë Shqipërisë.’’- tha Imeraj.

News24 Livestream