Situata me pandeminë/ Dyfishohet numri i urgjencave, pjesa më e madhe e të shtruarve në spitalet Covid të moshuar. Varianti dominues, Delta

Ndërsa raportoi situatën me pandeminë e Covid-19, nga spitali Infektiv gazetari Erjon Skëndaj u shpreh se ka një dyfishim të urgjencave dhe shtrimeve në spital.
Skëndaj tha se pjesa më e madhe e tyre janë të vaksinuar me 2 dhe madje me dozë përfrorcuese dhe i përkasin moshave të mëdha.
Ndërkohë varianti dominues vazhdon të jetë Delta.
“Në 48 orë 80 shtrime dhe urgjenca. Rastet sipas mjekëve i përkasin variantit Delta. Forma të rënda që manifestohen në moshat e vjetra. Pjesa më e madhe e tyre janë të vaksinuar me dy doza madje edhe me dozë përforcuese. 18 urgjenca që nga ora 10 e paradites së sotme. Kemi një rritje të dukshme të urgjencave që përfundojnë me shtrime. Sipas mjekëve këta janë raste që janë trahtuar 2 javë në shtëpi dhe më pas janë sjellë në shtëpi dhe i përkasin javës së p-arë të janarit. Delta vazhdon të jetë prezent. Kemi një dyfishim të rasteve të shtrimit në vetëm 48 orë. Mjekët vazhdojnë të thonë se Omicron vazhdon të jetë një rasti i lehtë.”- tha ai.
Artikuj të tjerë:
Flash News
19:45 / Ambasadorja Kim: SHBA dhe Shqipëria le të ecin drejt së ardhmes
19:44 / Ambasadorja Kim: Popujt tanë janë popuj shqiponjash
19:43 / Kim: S'është thjeshtë për muzikën, ka të bëjë me ‘Rock and Roll’
19:43 / Kim: S’është thjeshtë për muzikën, ka të beje me ‘Rock and Roll’
19:42 / Kim: Nga të gjithë mbledhjet kjo është e preferuara
19:41 / Kim: S’është thjeshtë për muzikën, ka të bëjë me ‘Rock and Roll’