Home > SHQIPËRIA

Situata me Covid-19 në vend/ Asnjë humbje jete dhe 8 qytetarë të infektuar në 24-orët e fundit

Situata me Covid-19 në vend/ Asnjë humbje jete dhe 8 qytetarë

29 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 123 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 2 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Sarandë.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,485 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 123

Testime totale 2,008,764
Raste pozitive 332,224
Raste të shëruara 328,485
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Gjirokastër 12
Berat 4
Fier 2
Vlorë 2

Shkodër 1
Elbasan 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Lezhë. 1

Flash News

News24 Livestream