Home > SHQIPËRIA

Situata me Covd-19, MSH: 581 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 217 të shëruar në 24 orë

Situata me Covd-19, MSH: 581 qytetarë të infektuar, asnjë humbje

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 518 qytetarë.

Në këto orë, MSH njofton se nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 217 të infektuar.

“Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese”, thekson MSH.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1534 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 581 qytetarë, në këto bashki:
329 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Lezhë, 18 në Durrës, nga 13 qytetarë në Kurbin, Krujë, Vlorë, nga 12 qytetarë në Lushnje, Elbasan, 10 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Shkodër, Sarandë, Berat, nga 7 qytetarë në Roskovec, Divjakë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vorë, Maliq, Pogradec, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Përmet, Poliçan, nga 2 qytetarë në Shijak, Kavajë, Patos, Mallakastër, Himarë, Librazhd, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Delvinë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.
Janë 2,528 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,271 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 581
Të shëruar në 24 orë 217
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1534

Testime totale 1,847,632
Raste pozitive 280,298
Raste të shëruara 274,271
Raste Aktive 2,528
Humbje jete 3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,842
Fier 168
Vlorë 133
Durrës 99
Gjirokastër 70
Lezhë 66
Shkodër 50
Elbasan 46
Korçë 24
Berat 21
Dibër 6
Kukës 3

Flash News

News24 Livestream