Situata e krijuar në aeroportin e Rinasit, ministrja Balluku: Kontrollorët kërkojnë paga 4 mijë dollarëshë, marrin peng Republikën e Shqipërisë

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë sërish në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët e Alcontrol kanë hyrë në grevë duke pezulluar fluturimet.
Me tone të forta, Balluku tha se kjo bëhet vetëm se ata kërkojnë mbi 4 mijë dollarë pagë në kohë pandemie, ndërsa shtoi se “marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë.”.
“Për shkak të kësaj emergjence të krijuar në Aeroportin e Rinasit, në portën e vetme që e lidh me Shqipërinë. Kemi situatë të jashtëzakonshme. Kontrollet kanë vendosur që të bëjnë një grevë, tërësisht të paligjshme. Në kodin e Punës është e përcaktuar qartë që; ndalohet greva për sektorët sensitiv, duke e nënvizuar dhe trafikun ajror. Ka nisur që dje kjo tratativë e jashtëzakonshme e kontrollorëve të trafikut ajror, por jo nga e gjithë. Për të kërkuar para në kohë pandemie. Nga 4 mijë e sa dollarë, sepse disa të tjerë e kanë më të ulët, nëse nuk iu afrohen kaq para; atëherë ata marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë.”, tha Balluku.
Artikuj të tjerë:
Flash News
16:28 / Peti: Policia ka bërë hetime, unë s’kam lidhje me çështjen
16:28 / Erjon Peti: Kontejnerët skanohen, është procedurë
16:28 / Erjon Peti: Nuk kemi patur asnjëherë probleme
16:28 / Erjon Peti: Kemi 5 vite që sjellim fruta ekzotikë nga jashtë vendit
16:28 / Erjon Peti: Na njoftuan për një kontroll rutinë në kontejner
16:28 / ‘M. Fruits, kompania kontejneri i së cilës u kap me drogë
16:28 / Flet për News24 administratori i ‘Massabi Fruits’
15:48 / Personi i shoqëruar nga policia, punonjës i kompanisë
15:48 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:47 / Policia ka shoqëruar një person që do tërhiqte kontejnerin
15:47 / Po sharrohet tavani metalik i dyfishtë me ndihmën e zjarrfikëseve
15:46 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:46 / Po ushtrohet kontroll fizik i kontejnerit pasi kaloi në skaner
15:45 / U gjetën 200 pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë
15:44 / Durrës, kontejneri i ngarkuar me banane vinte nga Ekuadori