Home > SHQIPËRIA

Shqiptari kapet me 4 milionë euro kokainë të pastër në Itali, po e transportonte me një makinë me targa gjermane

Shqiptari kapet me 4 milionë euro kokainë të pastër në

Një shqiptar është kapur në Itali me një ngarkesë prej 20 kilogramë kokainë të pastër, e cila nëse do të dilte në treg do kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Sipas mediave italiane, shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u kap në zonën e Foggias, teksa drejtonte një mjet me targa gjermane brenda të cilit kishte edhe sasinë e drogës.

Kur patrulla policore urdhëroi ndalimin e makinës, pas kontrollit ata zbuluan drogën e ndarë në 18 pako, të fshehura në pjesë fundore të makinës me një sistem hapjeje të telekomanduar.

Flash News

News24 Livestream