Home > SHQIPËRIA

"Shqipëria është në ditët më të vështira", qytetari i revoluar ngre zërin në “Koha për t’u zgjuar”

Një qytetar ka telefonuar sot në emisionin e mëngjesit në News24, në “Koha për t’u zgjuar” me Bashkim Hoxhën.
Ai shprehet se BE për shqiptarët tani më, duket si një mision i pamundur, si diçka paradoksale. Në Europë nuk mund të shkojnë penisionistat me një qind e pesëdhjetë e tre mijë lekë pension në muaj, kur i kanë shërbyer këtij vendi me punë 40 vjet shprehet ai.


"Si do të shkoj unë në Europë? Kush do të shkojë? Në Europë do të shkojnë këta pushtetarë që e kanë droguar të gjithë Shqiperinë? Qeveria e Edvin Ramës po largon njerëzit e punës nga vendi dhe do marë njerëz nga Bangladeshi për të punuar këtu." - shprehet qytetari i revoltuar.


Zëri i tij shpreh shqetësim për sigurinë në vendin tonë, pasi sipas tij, padrejtësia, pasiguria janë ulur këmbëkryq me kohë në Shqipëri.
" Çdo ditë dëgjojmë vrasje, vrasje... Shqipëria është në ditët më të vështira", i dëshpëruar për realitetin ku jetojmë, sipas tij koha e komunizmit ishte më e mirë.

 

News24 Livestream