Home > SHQIPËRIA

Paralajmërimi i Manastirliut: Dimri do kërkojë më shumë masa. Mutacioni Omicron shqetësues

Paralajmërimi i Manastirliut: Dimri do kërkojë më shumë

Me variantin e ri të koronavirusit Omicron që ka ngritur shqetësimin në të gjithë botën si dhe me sezonin e dimrit, Shqipëria duket se po shkon drejt një niveli të ri masash kufizuese.

Paralajmërimin e ka bërë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Qendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare.

Ajo theksoi edhe një herë se vaksinimi mbetet thelbësor në kushtet e përballjes me variantet e reja, siç është Omicron, edhe pse nuk dihet ende rrezikshmëria që shkakton.

Manastirliu paralajmëroi se do të ketë një rishikim të masave aktuale, se sa po zbatohen ato por edhe të reja në varësi të situatës epidemiologjike.

“Tani me variantin e ri Omicron ende ka shumë të dhëna që priten e besoj që javën në vijim institucionet ndërkombërare do vijojnë kenë më shumë të dhëna për rrezkishmërinë në raport me infektimet në raport me hospitalizimet.

Emërues i përbashkët është vaksinimi, sa më shumë të vaksinuar aq më shumë jemi të mbrojtur e aq më pak lejojmë që variantet e reja të vijojnë mutaiconet, vaksinimi pengon dhe lindjen e mutacioneve, ndaj edhe është fjala kyce e OBSH.

Në raport me variantin e ri u vu theksi tek vijimi i zbatimit të masave që janë për të vijuar te vaksinimi, maska në ambientet e brendshme distancimi higjiena.

Në kuadër të këtij shqetësimi që praktikisht është ngritur në gjithë botën është variant shqetësues por jo për tu futur në panik, ne jemi duke vlerësuar të gjitha masat që kemi aktualisht, zbatimin e masave si janë duke u zbatuar, prandaj do kemi një kalibrim të tyre padyshim duke pasur parasysh dinamikën e situatës epidemilogjike.

Kalibrimi i masave do jetë njëtrajtshëm duke vlerësuar dhe vendimet që do merren. 

Do shikojmë të gjitha masat e zbatueshmërinë e tyre për të vlerësuar se si shkojmë dhe në sezonin e dimrit që kemi hyrë që do kërkojë akoma më shumë masa”, tha Manastirliu.

Flash News

News24 Livestream