Home > SHQIPËRIA

Shqipëria anëtare e Sigurimit në OKB, Soreca mesazh urimi: Ditë historike për popullin tuaj

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen e saj si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Soreca shkruan se kjo është një ditë historik për popullin shqiptar dhe vendin dhe se pret që të bashkëpunojë më ngushtë me Shqipërinë për çështjet globale.

"Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj. Urime për zgjedhjen si anëtar i Këshillit të Sigurimit 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale", shkruan Soreca.

News24 Livestream