Home > SHQIPËRIA

Shpërthimi i gazit në Velipojë/ U raportua se ndërroi jetë, nëna e re në gjendje stabël bashkë me të birin

Shpërthimi i gazit në Velipojë/ U raportua se ndërroi

Alketa Gjoka dhe djali i saj 12 vjeç janë në gjendje të stabilizuar. Lajmi bëhet i ditur për “News24” nga nipi i familjes Gjoka, i cili ndodhet pranë nënës dhe djalit në Itali, ku edhe ndodhen për mjekim prej rreth 3 javësh për shkak të lëndimeve të marra.

Ndonëse më herët u raportua se nëna 40-vjeçare kishte ndërruar jetë, “News24” ka komunikuar me familjarë, të cilët kanë mohuar këtë informacion, duke theksuar se gjendja e të dyve është e stabilizuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e tyre në Velipojë. Për fat të keq, dy vajzat nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra. Tragjedia e rëndë tronditi të madh e të vogël, teksa policia arrestoi pas shpërthimit shitësin e gazit, ku ishte marrë dhe bombola që shpërtheu.

News24 Livestream