Shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, shkarkohet drejtori i Kadastrës në Kuçovë, ja kush pritet ta zëvendësojë

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kuçovë, Fatmir Doksani është shkarkuar nga detyra.
Mësohet se Doksani është shkarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame për disa shkelje të kryera në detyrë. Pezullimi i tij ka ndodhur menjëherë pas një mbledhjeje partie të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste Kuçovë pasditen e së Enjtes së kaluar, mbledhje kjo që është shoqëruar me debate dhe konfrontime verbale të shumta.
Burime brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrën, dega Kuçovë, bëjnë me dije se shkarkimi i Doksanit erdhi ai pasi ka kryer disa shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, duke mos ekzekutuar disa vendime gjykate të formës së prerë për regjistrimit e disa banesave e truallit në rrethin e Kuçovës.
Mësohet se Doksani ka disa ditë i pezulluar nga detyra dhe sot bashkë me urdhrin e pezullimit të tij pritet të emërohet edhe drejtori i ri që është Shkëlqim Braushi. Fatmir Doksani kishte 3-vite në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Kuçovë, ndërkohë që më herët ka qenë për 2 mandate radhazi kryetari i komunës Kozare. Zëvendësuesi i tij, Shkëlqim Braushi ka punuar më parë në institucionin e KLGj-së
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:07 / Balona 'spiune' ishte nën monitorim të vazhdueshëm
21:06 / SHBA e konsideroi balonën 'mjet me qëllime përgjimi'
21:05 / U mbyll përkohësisht hapësira ajrore mbi Karolinën e J.
21:04 / Administrata e Biden konfirmoi urdhrin e rrëzimit
21:03 / Biden tha më herët se 'do të kujdesej' për balonën kineze
21:02 / Avioni i SHBA rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut