Home > SHQIPËRIA

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej çmimit të naftës”, deputeti i PD: Kryeministri Rama po tenton të mbulojë dëmin me antireklamë në Facebook

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej çmimit të

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula me një postim në Facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të fshehë dështimin e sezonit turistik në jug të vendit dhe çmimin e lartë të karburantit në vend me antireklamë në rrjetet sociale.

Dhe si argument për konstatimin e tij, Sula ka përdorur një foto të postuar në Facebook nga Rama me hashtagun #ShqipëriaeBukur, për të cilën deputeti i PD thekson se nuk impresionon asnjë turist.

Dështimin e mundshëm të sezonit veror në jug të vendit për shkak të çmimit të lartë të karburanit (cka ka shkaktuar që të bjerë numri i frekuentuesve të plazheve), kryeministri Edi Rama po rreket ta bëj të zezën të bardhë këto ditët e fundit. Çdo ditë ai po poston në rrjete social foto me shifra të turistëve të huaj por edhe të vijës bregdetare.

Këtë fundjavë kreu i qeverisë postoi një foto e shkrepur nga ajri në momentin e perëndimit të diellit në Velipojë. Foton Rama e shoqëronte me një koment “Muzgu në Velipojë” dhe me hashtagun Shqipëria e Bukur. Kjo në fakt është një antireklam dhe duket e qëllimtë nga kryeministri.

Foto e postuar nga kryeministri mund të shfaqet në adresën e facebook-ut të çdo turisti të huaj që kërkon të vizitojë Shqipërinë. Ai navigon në rrjete sociale me fjalët kyçe siç ka përdorur Rama “Shqipëria e Bukur”.

Në momentin që përdoret një hashtag i tillë atij ose asaj do ti shfaqet foto e postuar nga kryeministri që është kjo më poshtë. Por sa tërheqëse mund ti duket një turisti të huaj një foto e tillë nga Shqipëria. Si mund të impresionohet një turist spanjoll, gjerman, zviceran, anglez apo ku di unë se çfarë kur të shikojë këtë foto ku në një gjatësi më shumë se një kilometër, çadrat e privatit janë deri në ujë (në det). Si mund të impresionohet kur turisti i cili do të pushojë për qefin e tij nuk ka një rrugë ku të shkoj në det. Si mund të impresionohet një turist kur në 1 km vijë bregdetare nuk ka asnjë centimetër hapësire publike.

Duke u munduar të mbuloj dështimin me çmimin e naftës, kreu i qeverisë po i bën edhe një kundër reklamë Shqipërisë me këtë foto.

Flash News

News24 Livestream