Home > SHQIPËRIA

“Serbia po përpiqet të barazojë xhelatin me viktimën”, politologu për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri: Inatet personale kanë penalizuar interesin kombëtar. Rama e Kurti…

“Serbia po përpiqet të barazojë xhelatin me

Politologu Adri Nurellari, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë në pikën e tyre më të mirë, ndërsa shkak për një gjë të tillë ka nënvizuar inatet dhe mllefet personale mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.

Ai ka shtuar se duke qenë se nuk ekzistojnë pengesa, duhet të kishim edhe një realitet të ndryshëm ekonomik.

“Duhet të ishim shumë më të integruar, të ishim më të harmonizuar të ligje e procese mes Tiranës e Prishtinës se nuk kemi më pengesa. Duhet të kishim një treg të përbashkët si Beneluxi psh. Nuk ka nevojë të shpikim rrotën, histori njeh shumë raste ku shtete kanë zgjedhur të fusin një marzh më të shpejtë e mes vete dhe të integrohen e të zhvillohen më shpejt. Ka pasur më shumë për të bërë, por prioritet kryesor nuk ka qenë interesi kombëtar.

Dhe jemi në një situatë që për inatet personale të dy kryeministrave marrëdhëniet i kemi në një pikë të ulët. Për inate personale elitat janë të gatshëm të rrezikojnë edhe intereson kombëtar. Sa i përket asaj se ç’mund të bëhej në aspektin ekonomik, mund të kishim menduar që Kosova të ishte pjesë e investimit të Skavicës dhe e ndërsjellja e Shqipërisë në Kosovë. Mund të jemi edhe psh dy shtete që investojnë bashkë dhe ndërtojnë në pika turistike në veri në male”, tha ai.

Nurellari ka shtuar se fakti që marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare, pra Shqipërisë dhe Kosovës, është mungesa e vullnetit politik.

“Mendoj se është mungesë e vullnetit politik. Sot nuk i kemi duart e lidhura. Marrëdhënia mes Prishtinës e Tiranës është acaruar nga inatet personale, ndërsa më parë nuk ka qenë kështu.
Liderët aktualë duhej që për shkak të interesit kombëtar të vetëpërmbaheshin nga mllefet personale. Personalizim i politikës së jashtme ka penalizuar edhe interesat kombëtare.

Duhet të kishim liderë më patriotë jo vetëm në politikë. Sepse zoti Kurti e ka shitur veten si Luani i Ballkanit për patriotizëm, por në pandemi mbylli kufirin me Shqipërinë dhe bashkëpunonte vetëm me Serbinë për tre muaj.
Liderat lozin me ngjyrat e flamurit dhe retorikën, por në realitet ndodh e kundërta”, tha ai.

Zoti Nurellari nuk ka lënë pa përmendur në fjalën e tij edhe luftën e UÇK-së dhe sulmeve që po i bëhet luftës çlirimtare nga Serbia në Dhomat e Posaçme në Hagë.

“Kapitulli më i shenjtë është duke u njollosur me Gjykatën në Hagë. Duhet marrë më seriozisht memoria kolektive dhe për shkak të zënka te përditshme e neglizhencës, të neglizhojmë sulmet që i bëhen kombit në aspekt gjeopolitik. Serbia po përpiqet të barazojë xhelatin me viktimën, të rishkruajë historinë.
Duhet të ndërmarrim një kundërofensive ndërkombëtare dhe të zbardhim gjenocidin që është bërë ndaj shqiptarëve gjatë të gjithë kohës. Sa i përket fjalimit të Ramës në Këshillin e Europës, mund të them se është fjalim i saktë dhe i mirëpritur. I vonuar por më mirë vonë se kurrë. Njolla që i është vënë Shqipërisë si shtet në 2010 në raportin e Dick Marty, duhet të ishte hequr që në 2014 me deklaratën se nuk kishte prova për trafik organesh. Në 2014 grupi hetues i posaçëm deklaroi se nuk ka pasur argumente për të mbështetur akuzën e ulët për trafik organesh. Shqipërisë duhej të ishte angazhuar që atëherë”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream