Home > SHQIPËRIA

Sekuestrohet kokaina/ Policia malazeze dhe ajo shqiptare operacion të përbashkët, arrestohen disa persona, kontrolle në një magazinë në pronësi të një shqiptari

Sekuestrohet kokaina/ Policia malazeze dhe ajo shqiptare operacion të

Pas një operacioni të zhvilluar nga policia malazeze dhe asaj shqiptare është sekuestruar një sasi e madhe e kokainës.

Mediat malazeze shkruajnë se autoritetet kanë zbuluar kokainë të fshehur në thasë , ndërsa dërgesa kishte mbërritur në Portin  e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të.

“Vijesti”, më tej shkruan: “Në operacion janë arrestuar disa persona, si dhe po kryhen kontrolle në një magazinë në pronësi të një prej të arrestuarve në territorin e Shqipërisë.”

Flash News

News24 Livestream