Scholz flet nga Samiti i BE-së: Ballkani ka 20 vjet që na pret, premtimin tonë ta bëjmë të besueshëm

Në hyrje të Samitit të 26 vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka folur edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili u ka thënë gazetarëve se vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë një shans real për t’u anëtarësuar në BE.
“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për gati 20 vjet mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Scholz.
Sipas Scholz këto vende kanë punuar shumë për shumë vite për të përmbushur kushtet për të hyrë në bllok, ndaj premtimet që BE u ka bërë ka ardhur koha që të mbahen.
“Është shumë e rëndësishme që ky të bëhet një premtim i besueshëm sepse përpjekjet e shumta që këto vende kanë ndërmarrë duhet në fund të çojnë në pranimin e tyre”, shtoi ai, duke theksuar se Gjermania do të punojë drejt këtij qëllimi.
Artikuj të tjerë:
Flash News
18:35 / Qytetarët po grumbullohen para selisë së PD e në zona të ndryshme
18:34 / Protesta, nis grumbullimi i qytetarëve që do të marrin pjesë
18:34 / Protesta e opozitës do të nisë nga sheshi ‘Skënderbej’
18:34 / Protesta, nis grumbullimi i qytetarëve para selisë së PD
18:22 / Ambasadorja Yuri Kim: E rëndësishme që protesta të jetë paqësore
18:22 / Yuri Kim: Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë